Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot ka deklaruar se është e natyrshme që gjuha shqipe të rregullohet me kushtetutë dhe se shqiptarët nuk po marrin diç më tepër se atë që e meritojnë. Gjithashtu Kasami tha se do të angazhohet për të mbledhur tryezën e përbashkët të partive shqiptare.

“Ka dy gjëra, njëra që pajtohemi me Komisionin e Venecias dhe e dyta që s’pajtohemi. Ajo që pajtohemi është se duhet të rishqyrtohet ligji dhe ne si Lëvizje Besa kërkojmë që partitë shqiptare është koha e fundit të ulen dhe në kuadër të Platformës së partive parlamentare shqiptare ta zgjidhin një herë dhe përgjithmonë problemin e gjuhës shqipe dhe gjuha shqipe të jetë me Kushtetutë gjuhë zyrtare. Dhe ajo që nuk pajtohemi me këtë raport është se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë minoritet, shqiptarët e Maqedonisë janë populli i dytë shumicë në këtë vend”- tha Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA.

Video?

"Ka dy gjëra, njëra që pajtohemi me Komisionin e Venecias dhe e dyta që s’pajtohemi. Ajo që pajtohemi është se duhet të…

Posted by Bilall Kasami on Saturday, 7 December 2019