Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi sonte ka qenë i ftuar në emisionin Rruga Drejt në Alsat M, ku mes tjerash ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme dhe koalicionet e mundshme.

Sipas Rexhepit blloku opozitar përbëhet nga BESA dhe ASH dhe jo edhe nga Alternativa.

“Është një gjë e qartë, se, opozitë është Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Alternativa është pjesë e pushtetit dhe nuk mund të quhet parti opozitare. Është më se e qartë se koalicioni Aleanca me Besë e fiton BDI-në dhe çdo tendencë për futjen e Alternativës në koalicionin opozitar është faktorizim i BDI-së” – deklaroi Rexhepi.