Në vazhdën e një sërë takimeve në Republikën e Turqisë, sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Arjanit Hoxha zhvilloi takim me Agjencinë Turke të Sigurimit Bujqësor “TARSIM”.

Në këtë takim Ministri z. Hoxha u informua rreth modelit të sigurimit të Turqisë ku dhe të dy palët ranë dakord për të formuar grupe pune midis Ministrisë së Bujqësisë dhe TARSIM për të filluar procesin e gjetjes së një zgjidhjeje afatgjatë për problemet që vijnë nga katastrofat natyrore, ndryshimet klimatike ose katastrofa të tjera, të cilat mund të ndodhin në sektorin e bujqësisë dhe në atë rast dëmet do të mbulohen nga një agjenci e ngjashme me TARSIM.