Sot, në Komunë të Zhelinës ka filluar të ndërtohet edhe një shkollë e rre pas asaj të Cerovës. Në fshatin Leshnicë, fshat ky i harruar nga pushteti i kaluar lokal dhe aj qëndror tash e njëzet vite sot, falë qeverisjes së Lëvizjes BESA në Komunë dhe pushtet qendrorë ka filluar me punimet për ndërtimin e shkollës në këtë fshat.

Banorët shprehen të entuziazmuar për ndërtimin e kësaj shkolle ku falenderojnë zv/ Ministrin Arafat Shabani si dhe kreun e Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu për mbajtjen e premtimit për ndërtimin e kësaj shkolle. Kreu i Komunës premtoi se ky nuk do të jetë investimi i fundit në këtë fshat por edhe më gjërë duke premtuar zhvillimin e sa më shumtë të Komunës.