Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot kishte bërë intervenim ne disa rrugë të qytetit, gjithashtu ishte potencuar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me sanimin dhe mbushjen jo vetëm të gropave, por do të ketë intervenime edhe në shumë segmente të tjera si trotuare, rrugë, rrugica ku do të ketë nevojë.

 

Kasami:

“Gjatë ditës së sotme është bërë intervenimi në disa rrugë të qytetit, respektivisht është bërë rregullimi dhe nivelizimi i pusetave. Gjithashtu, është intervenuar edhe në disa trotuare të cilat janë dëmtuar si dhe mbushja e gropave. Intervenimet janë bërë në rrugën “Jordan Zllatanovski”, në rrugën “161”, rr. “Blllagoja Toska”, “ VS. Bato” në rrugën kryesore të qytetit “Iliria”. Komuna e Tetovës do të vazhdojë me sanimin dhe mbushjen jo vetëm të gropave, por intervenime edhe në shumë segmente të tjera në trotuare, rrugë dhe rrugica ku ka nevojë. Infrastruktura e qytetit kërkon mirëmbajte dhe ne si komunë jemi zotuar për një qytet me infrastrukturë të mirë, të qëndrueshme dhe pa pengesa.”