Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ishte takuar me ambasadorin e UNDP-së Armen Grigorian, në dialogun e tyre ishin përfshirë vetëm tema pozitive, si përshembull rregullimi i murit ne Banjën e Tetovës, si dhe shumë projekte të ndryshme në interes të qytetarëve informon Gjurmë.info

 

Për më tepër informacion nga ky takim, shikoni poshtë:

 

Kasami:

Sot, në Tetovë mirëprita ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian ku diskutuam për projekte të ndryshme të Komunës së Tetovës, projekte këto të mbështetura nga UNDP që janë në procedurë e sipër. Po ashtu, ambasadorin e informova se komuna jonë është e gatshme për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve tjera që janë në interes të qytetarëve. Bashkë me ambasadorin vizituam rrugën e “Banjës”, rrugë kjo që tani është shumë më e frekuentuar, por njëkohësisht paraqet problem për shkak të rrëshqitjes së dheut. Muri mbrojtës dhe rrëshqitja e dheut është një problematik për qytetarët dhe vizitorët e kësaj ane dhe ne shpresojmë se me një përkushtim dhe vëmendje më të madhe do t’a eliminojmë këtë. U pajtuam që me mbështetje të UNDP- së, këtë problem ta zgjidhim duke i’ u ofruar qytetarëve një vend të rehatshëm për atraksion dhe një rrugë të mirëfilltë me standarde evropiane.

#meZEMËR #përTETOVËNtonë <3

————