Qeveria ka sjellë masa për racionalizimin e shpenzimeve në sektorin publik, gjatë kohës së krizës. Duke sqaruar këtë vendim, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe shfrytëzuesit individual të ulin shpenzimet për mallrat dhe shërbimet për 10% dhe ndalesë për fillimin e procedurave të reja për furnizim të mobiljeve dhe automjeteve, përveç për aktivitete të domosdoshme për punën e institucionit pas një pajtueshmërie paraprake të Qeverisë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Me vendimin e djeshëm çdo blerje e mobiljeve dhe veturave duhetë të bëhet me miratim të Qeverisë dhe ajo do të bëhet vetëm në rast se është shumë e nevojshme. Sa i përket shpenzimeve tjera, shpenzimet për mallra dhe shërbime, të cilat janë të kufizuara me përqindje për ulje gjithashtu edhe shpenzimet për përfaqësim janë të kufizuara me 50% ulje. Kontrollin e kryen Ministria e Financave”.

Si rrejdhoj, kryeministri do të ulë edhe numrin e këshilltarëve të tij. Ai i ka propozuar 12 këshilltarë, ndërsa nga 50 këshilltarët sa kishte kryeministri paraprak, disa tha se nuk do të jenë më dhe do të vazhdojnë të punën në fushat ku janë të specializuar.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Një pjesë e tyre nuk do të jenë më këshilltarë, duke pasë parasysh riorganizimin e kabinetit. Një pjesë e tyre do të punojnë në punë lineare për atë që janë të specializuar. Numri i këshilltarëve që unë planifikoj të kem është më i vogël nga paraardhësit e mi. Ato këshilltarë do të kryejnë punë në fushën e tyre të profesionalizuara. Të gjitha ato janë me mbi 20 vjet përvojë pune, akademike dhe profesionale. Unë emrat e tyre nuk mund t’i bëjë publike, sepse ende nuk janë zyrtare”.

Përndryshe, me vendim të Qeverisë të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe shfrytëzuesit individual u detyruan që të zvogëlojnë numrin e udhëtimeve zyrtare dhe në mënyrë të konsiderueshme të zvogëlohet numri i anëtarëve të delegacioneve gjatë udhëtimit jashtë vendit.Kryeministri tha se ata që nuk do ti zbatojnë këto masa do të sanksionohen.